Përbërësit:
-75 g margarinë,
-3 vezë,
-125 g sheqer,
-150 g miell, gjysmë qeseje pluhur për pjekje,
-3 lugë ajkë e ëmbël,
-1 qese sheqer vanilje.
Për mbushës:
-100 g margarinë,
-100 g mjaltë,
-150 g gjethe bademi, gjysmë qese kanellë, ajkë të ëmbël.
Përgatitja:
Përzieni vezët me sheqer dhe sheqerin e vaniljes. Shkrijeni margarinën, e kur të ftohet, përziejeni me ajkën, shtojeni miellin dhe pluhurin për pjekje dhe i bashkoni të gjitha. Brumin e vendosni në një tepsi të lyer me yndyrë dhe e piqni për 10-15 minuta në 180 gradë. Për mbushës shkrijeni margarinën, sheqerin, mjaltin, ajkën e ëmbël, kanellën dhe një lëvore limoni. Të gjitha i përzieni, i zieni dhe i largoni më pas nga zjarri. Ëmbëlsirën e largoni nga furra, shtojeni mbushësin dhe piqeni edhe për dhjetë minuta.