Ngadalësimi i trupit dhe metabolizmit tonë bashkë me fillimin e muajve të verës i hapin rrugë problemeve të ndryshme shëndetësore, të cilat mund të kërkojnë një trajtim të specializuar.
Ndryshimi i stinëve ndikon direkt në trupin e njeriut.
Ne duhet të përshpejtojmë hedhjen jashtë të ujit nga trupi dhe të përdorim këto 7 bimë të ndryshme për të lehtësuar masën e këtij ndikimi. Bimë si rozmarina, gjethet e gëmushes, bishtat e qershive, gjethet e hithres, çaji jeshil, dhe trumëza (zhumbrica) krijojnë një lloj detoksi në trup me ndihmën e veçorive antioksiduese që përmbajnë.
Ja disa nga qëllimet e përdorimit të 6 bimëve të ndryshme:
Në studimet e realizuara gjethet e rozmarinës shtypin enzimën pankreatike lipaz dhe pakësojnë përthithjen e yndyrës nga zorrët , në këtë mënyrë parandalohet shëndoshja dhe shtimi i yndyrnave në mëlçi. Krahas kësaj duke shtuar prodhimin e fshikëzës së tëmthit lehtëson tretjen e ushqimeve dhe veçanërisht të atyre me yndyrë. Nga ana tjetër ndihmon në heqjen e edemës me ndihmën e veçorisë së pastrimit të urinës që përmban.
Gjethet e gëmushes ndihmojnë në lehtësimin e tretjes së ushqimit.
Bishti i qershisë me ndihmën e përmbajtjes së lartë të potasiumit parandalon prishjen e ekuilibrit të vendosur mes urinës dhe potasiumit
Gjethet e hithrës ndihmojnë në pastrimin e rrugëve urinare dhe heqjen e edemës.
Çaji jeshil heq lodhjen fizike dhe të jep energji për shkak të lëndës kafeinë që përmban. Llojet e kafeinës ndihmojnë në heqjen e edemës nga trupi dhe në pastrimin e urines. Çaji jeshil dhe njihet për veçoritë djegëse të yndyrës dhe glikogjenolitike.
Ndërsa vaji i trumzës njihet për shtimin e ndikimit të fshikëzës së tëmthit dhe për këtë arsye lehtëson tretjen.