Vajrat esenciale dhe lëndimet e trurit. Ja se çfarë nuk ju kanë thënë

spot_img

Aftësia e vajrave esenciale te cilat ndikojnë në funksione fizike dhe psikologjike në trup është një nga arsyet pse aktualisht vlerësohet për trajtimet e dëmtimit të trurit.

Vajrat esenciale te temjanit per lendimet e trurit.
Truri i njeriut është organi më kompleks brenda trupit. Plagosjet në tru variojnë nga tronditje të lehta deri te trauma më serioze të kokës. Zakonisht, plagët e ndryshme të trurit janë të ngadalta për tu shëruar, por vaji i temjanit mund tju ndihmojë shumë në këtë proces,duke ndihmuar oksigjenimin e gjakut që shkon në tru. Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmojë në absorbimin e oksigjenit. Kur oksigjeni absorbohet në mënyrë efektive, ai lejon që truri të përpunojë dhe ruajë informacionin, të funksionojë sic duhet.

Eshte vaj esencial i zgjedhur për çdo lloj çrregullimi të trurit. Ky vaj ka një përbërje molekulare që përfshin “sesquiterpenes”, që është në gjendje të kalojë pengesën e gjakut ne tru. Këto sesquiterpenes stimulojnë sistemin limbik të trurit dhe gjëndra të tjera brenda trurit, duke nxitur kujtesën dhe duke i liruar emocionet.

Ky vaj krijon nje balancë ideale të hormoneve që rregullojnë emocionet dhe stimulimin e kujtesës.
Në fund të fundit, vajrat esenciale mund të depërtojnë jo vetëm në barrierën e gjakut, por gjithashtu mund të depërtojnë në lëkurë, të ndjekin rrugët nervore, të ndjekin meridianet dhe të sigurojnë shërimin dhe balancimin edhe në nivelin qelizor siç janë kujtesa qelizore dhe ADN.
Vajrat esenciale të klasës terapeutike

Një vaj esencial i klasës terapeutike është një element që është i plotë në përbërësit e tij kimik, duke i dhënë një aromë të pasur dhe të thellë dhe e aftë për të ngritur frekuencën e trupit të njeriut, duke rivendosur ekuilibrin dhe funksionimin normal në sistemet e dobëta trupore. Kjo është e rëndësishme, sepse aroma , frekuenca dhe kimia të gjitha kontribuojnë në efektet e saj unike terapeutike.

(Visited 284 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles