Vaji i Susamit

Është shumë i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme të bebeve dhe përdoret për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës sepse shpesh medikamentet apo pomadat kanë efekte anësore.
Një ndër problemet më të hasura tek bebet është irritimi nga pelenat. Edhe pse duket si një problem i vogël nëse nuk meren masat e duhura mund të shkaktojë infeksione.
Për të trajtuar irritimin nga pelenat duhet masazhuar zona me probleme me vaj susami.
Gjithashtu aplikimi i këtij vaji në hundë apo veshë shërben si një mburojë ndaj patogjenëve të zakonshëm të lëkurës dhe ndaj bakterieve.Masazhi me vaj susami jo vetëm rigjeneron lëkurën dhe i jep flokëve një pamje të shkëlqyer por shërben shumë dhe në forcimin e kyçeve.Osteoporoza dhe artriti janë sëmundje që prekin më së shumëti të moshuarit duke shkaktuar dhimbje e degradim të kockave dhe kyçeve.Përdorimi i rregullt për masazhe i vajit të susamit mund të largojë dhimbjen dhe të sjellë një ndjesi çliruese.Vaji i susamit përdoret për të trajtuar dhe çarjet e vogla, abrazionet dhe gërvishtjet.
(Visited 137 times, 1 visits today)