Vaji argan

0

Vaji argan është një nga vajrat më të shtrenjtë për flokë, por gjithsesi ia vlen çdo cent. Nxirret nga kokrra e drurit të arganit, i cili është me prejardhje nga Maroku. Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut.

Aplikimi i tij është i ngjashëm me shumicën e vajrave tjerë.
Lëreni një lugë vaj në duar, fërkoni dhe aplikojeni në flokë duke filluar nga skalpi e deri te majat e flokut. Përdorni krehrin për shpërndarje të njëtrajtshme, nëse është e nevojshme. Mbështillni flokët në peshqir për nj orë, shpërlani me ujë dhe shampon.

Acidet yndyrore e pranishme esenciale do ta forcojnë flokun tuaj duke rezultuar me më pak maje të çara dhe përveç kësaj, burimi i pasur me vitamina E do të ripërtërijë flokët e dëmtuara nga materiet e dëmshme. Po ashtu, vaji i payndyrshëm i arganit do t’ia shtojë shkëlqimin dhe lagështinë pa atë ndjenjën e pakëndshme të yndyrave.

Prandaj, nëse dëshironi të rregulloni dhe përmirësoni pamjen e flokëve tuaja, ndoshta nuk do të ishte keq të provoni një nga vajrat natyral ose përzierjen e vajit për flokët, në vend se të shpenzoni me siguri paratë e njëjta në produkte të ndryshme për flokë që janë të mbushura me kimikate, ndërsa të cilat në fund tregohen jo-efikase. Vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave.

Të dëgjosh për dobitë e vajit të arganit të bën të nxitosh ta provosh këtë product sa më shpejtë. Janë me të vërtetë shumë dobi që ja vlën të ceken:

• Anti-plakjes – përdorimet e vajit të arganit për fytyrë dhe për rrudha janë ndër përdorimet më të famshme kozmetike të këtij vaji të mrekullueshëm organic. Ka një vlerë të lartë të tokoferoleve (vitaminës E) dhe anti-oksidantëve që mundë të reduktojnë dëmin e radikaleve të lira duke ngadalësuar procesin e plakjes së lëkurës. Përveq këtyre veqorive natural, saponinet e gjetura në vajin e Arganit ndihmojnë në hidratimin e lëkurës se thatë dhe të njollosur duke dhënë si pasojë një lëkurë të rinuar dhe me dukje të shëndetshme.

• Shëruese – janë disa sëmundje të lëkurës që mundë të trajtohen me vaj natural dhe organic të Arganit. Ky vaj përmban triterpenoide të cilat mundë të ndihmojnë në mbrojtjen dhe shërimin e lëkurës. Ju mundë të përdorni këtë vaj për shërimin e vragave të vjetra apo të reja, për reduktimin e gjendjeve inflamatore të lëkurës siq janë eczema dhe psoriaza dhe gjendjet e zakonshme të lëkurës si puqrrat dhe aknet.

Është vërejtur se përdorimi I regulltë I vajit të Arganit do ndihmojë në reduktimin e rrudhave të lëkurës dhe mundë të ndikojë në riparimin e shenjave nga aknet dhe puqrrat. Ky vaj natural ka 80% acide yndyrore të pangopura që mundë ti rezistojnë oksidimit natural të qelizave ngjashëm me vajin e ullirit. Sterolinet në këtë vaj mundë gjithashtu të ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit të lëkurës, redukton ndezjen dhe gjithashtu përmirëson aftësinë e lëkurës për të mbajtur hidratimin.

• Mbrojtëse – veqoria natural e e vajit të Arganit për të mbrojtur lëkurën, flokun dhe thonjët është vërtetë e jashtëzakonshme. Nëse përdoret rregullishtë, mundë të shërojë indet e dëmtuara dhe veqanërishtë ato që ende janë në shërim e sipër. Në këtë rastë ky vaj formon një shtresë në lëkurë që e mbron atë nga rrezet e dëmshme të diellit si dhe një shtresë dezinfektuese që do ta mbajë ndotjen , toksinat dhe mikroorganizmat jashtë.

• Mjekësore – përfitimet ë vajit të Arganit shtrihen aq gjërë sa arrinë deri në trajtimin e gjendjeve të zakonshme dhe jo aq të zakonshme të lëkurës dhe të flokut. Përmban sterole bimore të cilat mundë të reduktojnë inflamacionet dhe madje mundë të kenë veqori anti-kanceroze.

Ky vaj gjithashtu mundë të jetë I dobishëm në lehtësimin e tretjes duke rritur pepsinën dhe koncentrimin e lëngut biliar. Janë disa studime sa I përket efekteve positive të vajit të Arganit në artrit dhe reumatizëm përshkak të veqorive të saj anti-inflamatore.

Gjithashtu mundë të jetë efektive në reduktimin e nivelit të kolesterolit, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe madje mundë të forcojë sistemin imunitar të trupit. Sëmndje të caktuara të lëkurës si lija e dhenve, psoriaza dhe eczema nuk kanë ilaq më të mirë se vaji I Arganit dhe madje ka produkte të cilat përmbajnë vajin e Arganit për reduktimin e shenjave shiritore të shtatëzanisë dhe për humbjen e peshës.

• Përdorimet e tjera – Vaji I Arganit gjithashtu njihet për veqoritë e saj afrodiziakë dhe madje mundë të jetë efektiv si tonik mjekësor dhe energjik.

Populli nga Maroko njihet me përdorimin e këtij vaji organic si një mënyrë për të rinuar interesin e tyre për kënaqësi seksuale, është gjithashtu efektiv për përmirësimin e fuqisë së përgjithshme trupore dhe kthimin e energjisë pas një dite të gjatë pune. Përfitimet e vajit të Arganit janë të shumta për ti përmendur dhe në fakt përparësitë e këtij vaji organic edhe sot e më ditë po zbulohen.

Nuk ka dyshim se ky vaj do të njihet si njëri nga trajtimet më efektiv natural për shumicën e gjendjeve të lëkurës dhe flokut si dhe për problemet e tjera shëndetësore në vend të përdorimit të substancave kimike qëmundë të dëmtojnë shëndetin tuaj

(Visited 238 times, 1 visits today)

Exit mobile version