Home Uncategorized VAJ I FARËS SË ZEZË EL-HABBETU ES SEUDA, ESH SHUNEEZ Nigella sativa,...

VAJ I FARËS SË ZEZË EL-HABBETU ES SEUDA, ESH SHUNEEZ Nigella sativa, Black Cumin

0

VAJ I FARËS SË ZEZË
EL-HABBETU ES SEUDA, ESH SHUNEEZ
Nigella sativa, Black Cumin
Fara e zezë është bimë njëvjeçare, që rritet deri në 30 cm. Me kërcell të drejtë dhe me degëzime e gjethe te holla, me lule blu në të përhirtë, me bishtajë dhe fara të dhëmbëzuara.
Vendi i saj është Azia Perëndimore dhe ajo kultivohet në shumë zona të Azisë dhe të Detit Mesdhe, për farat e saj të cilat mblidhen kur piqen.
Farat e bimës kanë një përbërje vaji të qëndrueshëm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 % vaj të avullueshëm.
Vaji i farës së zezë përmban një numër acidesh të yndyrshme bazë.
Fara e zezë përmban lëndë Nigellone, e cila është një lloj antioksidi natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezë përmban gjithashtu acid Arginine.
Pejgamberi ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç helmueses.” Aisha tha: “Ç’është helmuesja?” Pejgamberi tha: “Vdekja!” [Trans. Buhariu].
Mjeku i lashtë grek, Destordhiris (ka jetuar në shekullin e parë pas lindjes së Isait alejhi selam), thotë: “Farat e farës së zezë përdoren si ilaç për dhimbjet e kokës, gripit, dhembjet e dhëmbëve dhe krimbat e stomakut. Ato përdoren shumë edhe si nxitës urinimi, nxitës menstruacionesh dhe shtues të qumështit tek nënat gjidhënëse.”
Mjeku i njohur arab, Ibën Sina (Avicena – vdekur në vitin 428 Hixhri), në librin e tij të shumënjohur “Statuti i mjekësisë”, thotë: “Shuneza (fara e zezë) është bimë e hidhët që ndalon gëlbazën, pastron kanalet e frymëmarrjes, shpërbën gazrat dhe fryerjet e barkut, pastron në maksimum. E përzierë me uthull ajo shërben si ilaç për puçrrat laktike, duke i lyer ato. Ajo shpërbën tumorët flegmatikë dhe të ngurtë. Po kështu, e përzierë me uthullën, ajo përdoret për plagët flegmatike dhe për zgjeben e qelbëzuar. Fara e zezë bën dobi për ftohjen, veçanërisht e bluar dhe e ruajtur në enë të bërë me fije liri. Ndihmon në dhimbjen e ftohtë të kokës, duke lyer ballin. Nëse lihet në uthull për një natë, pastaj bluhet dhe i jepet të sëmurit për ta nuhatur me hundë, i bën dobi nga dhembjet kronike të kokës. Ajo vret krimbat e barkut, qoftë edhe vetëm me lyerjen e barkut mbi kërthizë. Nxit menstruacionet duke u përdorur disa ditë, dhe pihet e përzierë me mjalt dhe ujë të nxehtë për gurët në veshka dhe në fshikëzën e urinës.”
Një mjek tjetër i njohur arab, Daud el Antaki, thotë: “Përdorimi i farës së zezë çdo mëngjes, të skuqur bashkë me rrush të thatë, skuq lëkurën dhe e pastron atë. Pluhuri i saj ndërpret hemorroidet me ngrënie dhe lyerje. Nëse skuqet me vaj ulliri dhe pikohet vaji në vesh, shëron nga mosdëgjimi, sidomos me yndyrën e farës së jeshile. Tymi i saj largon parazitët. E përzierë me ujin e bimës Colocynth dhe të bimës Ëormëood largon parazitët e barkut duke e lyer barkun mbi kërthizë…”
Janë bërë disa kërkime shkencore për të vërtetuar se fara e zezë ka veti antikancerore dhe forcuese të sistemit imun i cili mbron organizmin nga mikrobet dhe viruset e ndryshme.
Mjekët e specializuar në bimët natyrale këshillojnë për përdorimin e farës së zezë ashtu si është, duke e bluar dhe e përdorur menjëherë pas bluarjes dhe jo të lihet e bluar, sepse vaji avullues që ajo përmban, avullon shpejt dhe kështu i ikin të gjitha vetitë shëruese. Kurse vaji i farës së zezë që ekziston sot në treg nuk ka veti kuruese që mund të përmenden, sepse ai është vetëm vaj i qëndrueshëm, kurse vaji i avullueshëm ka avulluar gjatë fabrikimit të tij.
Fara e zezë e bluar mund të përdoret e përzierë me mjalt, apo duke e tretur në ujë apo në qumësht. Ky është përdorimi më i mirë i farës së zezë.
Mënyra më e thjeshtë për marrjen e farës së zezë është duke vendosur një lugë nga fara e zezë në një pjatë me kos lope ku shtohet edhe vaj ulliri. Kjo është pjata më e dobishme e mëngjesit dhe e mbrëmjes.

Përmbledhje me dobitë e farës së zezë:
– Fara e zezë ndihmon në ruajtjen konstante të temperaturë së trupit.
– Fara e zezë ndihmon në ardhjen dhe shtimin e qumështit te nëna gjidhënëse.
– Fara e zezë ka ndikim nxitës në sistemin imun.
– Fara e zezë është ushqim i shëndetshëm dhe i rëndësishëm për fëmijët, gratë dhe të moshuarit, për shkak të përmbajtjes së saj ushqimore të shumëllojshme.

(Visited 194 times, 1 visits today)

Exit mobile version