Ullinj të mbushur (Olive all’ascolana)

spot_img

Ingredients

For 4 Person(s)

Ullinj te mbushur

  • 500 gr ullinj te medhenj te vendosur ne shellire me pare

Perberesit per mbushjen

  • 50 gr mish vici
  • 50 gr mish derri
  • 50 gr mish pule
  • 10 gr tul buke
  • 0.5 karrote
  • 0.5 dege selino
  • 0.5 qepe
  • 2 luge vaj ulliri
  • 150 ml vere e bardhe
  • 1 veze
  • 40 gr djathe parmixhan i grire
  • pak kripe
  • pak piper
  • pak karaifil i grire ne pluhur
  • pak arre moskat te grire
  • pak lekure te grire limoni

Perberesit per skuqjen

  • 1 veze
  • pak miell
  • pak galete
  • 500 ml vaj per skuqje

Ullinj të mbushur (Olive all’ascolana) Directions

  1. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe shtojmë perimet e grira, ( karrotën, qepën dhe selinonë). I skuqim mirë dhe më pas shtojmë mishin e prerë në copa kubike të vogla. E kavërdisim dhe e skuqim mirë. Më pas e shuajmë me verën e bardhë, i hedhim pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak duke e lënë mishin të piqet ngadalë me zjarr të ulët.
  2. Pasi është bërë mishi, e lemë të ftohet dhe pastaj e grijmë në mikser. Hedhim masën në një enë qelqi të madhe. Shtojmë në të përbërësit e mbetur, karaifilin pluhur, arrën moskat, djathin e grirë, tulin e bukës të grirë, vezën dhe lëkurën e grirë të limonit. I përziejmë me dorë mirë derisa të krijojmë një masë homogjene. Mbulojmë enën dhe e lemë të pushojë rreth 30-40 minuta.
  3. Ndërkohë kalojmë në pjesën e gatimit që duhet më durim. Duhet të heqim bërthamat e ullinjve. Me majën e një thike qërojmë ullinjtë sikur të qëronim një mollë duke pasur kujdes që të mos këputet lëkura, ( s’duhet ta shkëpusim dorën deri në fund). Pasi i kemi qëruar të gjithë, marrim mbushjen që ka pushuar dhe duke marrë nga pak, fillojmë ti mbushim një e nga një. Në tre pjata të ndryshme hedhim në secilën pak miell, te tjetra vezën e rrahur e te tjetra pak galetë.
  4. Pasi i kemi mbushur të gjithë, kalojmë një e nga një ullinjtë në fillim në miell, pastaj në vezë e në fund në galetë. I skuqim ullinjtë në vaj të nxehtë derisa të marrin një ngjyrë të artë. Hedhim ullinjtë në pjatë me letër kuzhine poshtë që të thithë pak vaj.
  5. Servirim ullinjtë e mbushur të ngrohtë.
  6. Ju befte mire !

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles