Materiali i nevojshëm:
2 kuti plazma keks
200 gr biskota(si për teramisu)
2 pako jafa keks (tops)
4 banane
1 lit qumësht
3 qese puding të vanillës
5 lugë nisheste
16 lugë sheqer
250 gr.margarinë
50 gr çokolatë
2 qese shllag (pana)
250 ml qumësht
Përgatitja:
Në tenxhere hedhim 700 ml qumësht dhe e shtojmë sheqerin të vlojë, në qumështin e mbetur treten pudingat dhe nishestja, i hedhim në qumështin e valuar dhe përziejmë deri sa të fitojë dendësinë e duhur, (largohet nga zjarri).
I hidhet margarina dhe e përziejme me mikser deri sa të bashkohet masa. Masën e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe njerës i hedhim çokolaten e shkrire mbi avull.
Vemë një rend biskota, sipër krem çokolatë.
Siper vemë plazma keks pastaj kremën e verdhë.
I qerojmë bananet dhe i presim përgjysmë për së gjati.
Copët e bananeve i rendisim mbi kremën e verdhë edhe sipër bananeve vëme kremen e verdhë,siper kremës radhisim jafa keks dhe pastaj krem çokolatë.
Në fund zbukurohet me shllag (krem pana).