Përbërësit:
-3 vezë
-200 gr sheqer
-250 gr grizë
-100 gr miell
-200 ml qumësht
-200 ml vaj
-150 gr molla të grira në rende
-250 gr arra të coptuara
-1 sheqer vanile
-1 pluhur për pjekurina
-1 lugë çaji cimet
Përbërësit për sherbetin:
-150 gr sheqer
-200 ml qumësht
-300 gr shllag dhe 300 ml ujë të gazuar.
Përgatitja:
Përziejmë vezët me sheqer, pastaj shtojmë vajin, miellin, grizën, pluhurin për pjekurina, vanilë sheqerin, cimetin, arrat dhe në fund mollat. E qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 180*C.Derisa të piqet ëmbëlsira përgatisim sherbetin. Ziejmë qumështin me sheqer 2 minuta dhe ia qesim ashtu të nxehtë ëmbëlsirës së nxehtë. Kur të ftohet ëmbëlsira ia qesim përmbi shllagun e përgatitur me ujë të gazuar.
Në fund e dekorojmë me thelpinjë arre.