Torta ‘zemër’

spot_img

Torta 'zemër'Koha e kursyer për bërjen e të ashtuquajturave ‘tortave të shpejta’, që shpesh bëhen pa pjekje dhe pa zierje, mund të përdoret për një formësim tjetër.

Përbërësit:
30 deri 35 biskota
100 ml qumësht të nxehtë

Për kremin:
1 krem për torte
350 ml qumësht
2 lugë kakao

Për stolisje:
1 shllag shkumë
Grimca çokollate

PROCEDURA:
Në fund të skajeve të kallëpit në formë zemre vëni fletën metalike të alumit (‘folinë’) ose atë të tejdukshme. Renditeni biskotat, pastaj hidhni qumështin e nxehtë.

Kremin e përgatitni ashtu që në një enë të thellë e hidhni qumështin e ftoht më parë të zier. Aty hidhni qeskën e kremit për torte dhe përzieni me mikser elektrik me shpejtësinë më të madhe për tre minuta dhe, pak minuta pa përfunduar hidheni edhe kakaon.

Një pjesë të kremit të përgatitur e hidhni mbi biskota dhe, pastaj e shtroni edhe një shtresë të biskotave të cilën po ashtu e lagni me qumësht dhe, pastaj e veni pjesën tjetër të kremit. Vëreni tortën në një vend të ftohtë dhe e lini rreth dy orë.

Servimi:
Para se t’a servoni, nxireni tortën nga kallëpi dhe, pasi t’a keni hequr fletën metalike, e vëni në një pjatë. Stoliseni tortën me shllag dhe me grimca çokollate.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles