Ingredients
For 6 Person(s)
Tiramisu
- 400 gr biskota te gjata Savoiardi
- 500 gr Maskarpone (lloj djathi)
- 6 veze
- 130 gr sheqer
- pak kakako pluhur
- 3 filxhan kafe ekspres
Tiramisu Directions
-
Si fillim përgatisim kafenë për të lagur biskotat dhe e lemë të ftohet pak. Ndërkohë në një tas të madh rrahim të bardhat e vezëve derisa të bëhet një shkumë e vërtetë me ngjyrë të bardhë. Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. I rrahim fort derisa masa të bëhet në ngjyrë e verdhë e hapur. Shtojmë në të edhe maskarponen dhe e trazojmë mirë. Bashkojmë edhe të bardhat e vezëve të rrahura. I trazojmë me kujdes. Kremi i tiramisusë është gati.
-
Në një tavë të gjatë shtrojmë një pjesë me biskota të cilat i kemi lagur më parë me kafe. I mbulojmë me një shtresë kremi dhe sipër me anë të një site i hedhim kakao pluhur. Shtrojmë edhe një shtresë tjetër biskota të lagura me kafe. I mbulojmë përsëri me një shtresë kremi dhe përfundojmë tiramisunë me një shtresë kakao pluhur. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.
-
Ju bëftë mirë !