Ne e njohim mirë rëndësinë e mëngjesit, gjithashtu humbjen peshës dhe mbajtjen nën kontroll të kalorive: ajo që ndoshta nuk dini, është që mëngjesi mund të bëhet shumë i rëndësishem duke konsumuar vezë.
Kjo lloj mënyre na lejon të kontrollojme të ngrënin dhe të jemi të ngopur për më shumë kohë. Në këtë mënyre reduktohet ndjeshëm numri i kalorive që mund të marrim në drekë ose gjatë ditës. Dhe nëse jeni në dietë , një ushqim i bollshem është ajo që duhet për të mbajtur peshen dhe për të siguruar një linjë për t’u pasur zili.
Në një vend tjeter mund të jetë shumë e zakonshme të konsumosh vezë në mëngjes.
Sipas një studimi , proteinat që përmbajnë vezët do të ishin më të mira sesa produkte të tjera për të mbajtur nën kontroll urinë.
Mendoni që një vezë përmban 6,5 g proteina, pra 13% i nevojës ditore të një të rrituri.
Gjithashtu vezët veprojnë tek disa hormone specifike të zorrëve që mund të ndryshojnë kuptimin e urisë: ato që kishin ngrënë vezë në mëngjes , në vend të drithërave kishin hubur shumë peshë.
Duke ngrënë vezë shpesh mund të mbani nën kontroll kaloritë, me që e dime që një vezë permban rreth 78 , gjithashtu ato janë të pasura dhe me vitamina D. Shpesh nëper dieta vitamina D nuk ka dhe për këtë arsye ajo luan një rol të rëndësishem.
Sigurisht që vezet duhet të konsumohen në mënyre natyrale dhe pa shtimin e gjalpit ideja me mire është që t’i bëni në ujë të ngrohte pa pasur nevoje për yndyrna . Atë mund t’a shoqeroni me një fetë buke dhe lëng portokalli; këto përbërës janë përfekt për një mëngjes të shëndetshem dhe të ekuilibruar.