Përbërësit
5 patate te medha
300 gr spinaq
1 luge melmesa vegetë
50 ml vaj
1 luge miell
300 ml qumësht
200 ml ujë
pak kripë
pak piper
Hapat
Patatet i qerojme dhe grijme ne feta te rrumbullakta
Patatet e pergaditura i ziejme emu je te bollshem per 5-10 minuta,por jo aq sa te coptohen(por edhe nese ndodh kjo nuk eshte fundi I botes,vazhdojme tutje)
Patatet e ziera i kullojme nga uji
Spinacin e pastruar e pervelojme me ujin cvale dhe ashtu leme te ziej edhe per 2-3 minuta,pastaj kullojme dhe grijme imet
Ne nje tigan me te thelle ngrohim vajin shtojme miellin dhe fergojme per 2-3 minuta
Shtojme qumeshtin duke perzier vazhdimisht,shtojme edhe ujin dhe perziejme
Pastaj shtojme melesat,kripen dhe piperin sipas shijes
Salca beshamel e pergaditur ne kete menyre do te jete pak me e holle,por ashtu edhe duhet te jete
Ne salcen e pergaditur qesim spinacin e grire dhe perziejme derisa salca dhe spinaci te homogjenizohen
Ne taven e lyer me vaj qesim nje shtrese nga rrathet e patateve te cilat I shpendajme ne gjithe siperfaqen e taves
Patatet i mbupjme me gjysmen e salces me spinacin pastaj edhe shtresa e dyte e patateve dhe ne fund edhe pjesa tjeter e salces me spinacin
Patatet do te duhet te notojne pak a shume ne salce pasi eshte me e holle se zakonisht,por qe kjo do te rregullohet gjate pjekjes ne furre
Pra,taven e pergaditur ne kete menyre e fusim ne furre te ngrohet 200 grade per afro 30 minuta derisa te marre ngjyre te kuqrremt persiper dhe masa e lengshme nga salca te shterroje
Sipas deshires para se te fusni ne furre mund te grini edhe djathe ne rende