Përbërësit
- lulelakër
- proshutë
- djathë të bardhë
- qumësht
- vezë
- kripë
- piper
- gjalpë
Hapat
- Zieni pak lulelakrën por jo të zbutet shumë. Në një enë përzieni vezën me qumshtin dhe shtoni kripë e piper.
- Në një tavë vendosni lulelakrën e prerë në copa të vogla, dhe proshutën e prerë në kubikë ose feta.
- Vijoni me djathin e shtypur. Së gjithës hidhini pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe mbylleni me përzierjen e vezës dhe qumshtit.
- Piqeni në furrë deri sa të marrë ngjyrë të artë.