Kjo është një recetë e një gatimi special për të mbushur shtëpinë jo vetëm me aromë të mrekullueshme, por për ta shijuar Tavën e kosit me mish pule si asnjëherë më parë.
Më poshtë keni mënyrën më të mirë të përgatitjes së tavës së kosit me mish pule.
Më poshtë e gjeni mënyrën më të thjeshtë të përgatitjes së këtij gatimi të mrekullueshëm në shtëpi.
Përbërësit
1 pulë e freskët ose 4-5 thela mish pule
150 gramë gjalpë (për një gatim më të shëndetshëm. Ju këshillojmë përdorimin e vajit të ullirit)
4 kokrra vezë të freskëta
1200 ml kos i freskët
4 lugë gjelle miell
Kripë
Piper
Majdanoz
Përgatitja e Mishit
Si fillim bëjmë gati mishin e pulës. E pastrojmë mirë me ujë të bollshëm dhe e vendosim të prerë në copa në tavë ose nëse dëshironi pulën mund ta lini të plotë, të paprerë. Më pas, varësisht nga dëshira, të gjitha copat e mishit ose pulën e plotë mund ta lyeni përmes një furçe me gjalpë të freskët dhe t’i hidhni pak kripë sipër dhe dy gota me ujë.
Tavën e vendosim në furrë që të piqet dhe e lëmë derisa pula të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.
Gjatë kohës së pjekjes kontrollojeni mishin herë pas here duke e spërkatur nga sipër me lëngun e vet.
Pasi është pjekur e heqim nga furra dhe përgatisim salcën me kos.
Përgatitja e Salcës me Kos
Kujdesemi që lëngun e mbetur në tavën e mishit të pjekur ta heqim mënjanë pasi do të përdoret për përgatitjen e kosit
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin.
Hedhim miellin dhe e kaurdisim bashkë me gjalpin.
Në momentin që mielli zverdhet pak, mund të shtoni me ngadalë lëngun e mishit (të cilit i hedhim edhe pak ujë shtesë).
Trazojmë me lugë druri dhe pa ndalesë në mënyrë që të shmangim krijimin e kokërrizave.
Pasi masa bëhet e njëtrajtshme e lëmë të vlojë pak dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Më pas, në një tas hedhim hedhim vezët dhe i rrahim fort derisa të njëtrajtësohen.
Shtojmë kripën, piperin, pak gjalpë, orizin dhe kosin dhe i përziejmë të gjitha bashkë.
Më pas, shtojmë salcën me miell dhe vijojmë t’i përziejmë derisa masa të jetë unison.
Përgatitja e Tavës
Në tavën ku kemi pulën e pjekur shtrojmë salcën e përgatitur të kosit.
Sipër i hedhim pak gjalpë të freskët të prerë në copëza të vogla.
Ndërkohë sigurohemi që furra të jetë e nxehtë në 200 gradë dhe fusim tavën të piqet përreth 30 minuta derisa në sipërfaqe të marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Pasi fikim furrën, tavën e lëmë edhe pak për t’u mpiksur mirë në nxehtësinë e sobës e më pas e servirim të ngrohtë duke e spërkatur me majdanoz të grirë hollë.