Përbërësit
- 1.5 litra lëng peshku
- selinoje
- majdanoz
- kripë
- piper
- 3 kokrra patate
- 3 karrota
- 8 mashurka te pastruara
- 2 kokrra domate
- 3 lugë vaj
- qepë
Hapat
- Lajmë perimet me ujë të bollshëm dhe më pas i presim në formë kubike.
- Në një tenxhere me vaj hedhim qepë të grirë hollë dhe pasi e përziejmë derisa të zverdhet, shtojmë karotat, selino, mashurka dhe pak miell.
- Pas këtij procesi hedhim domatet të cilave iu duhet hequr lëkura.
- Lëngu i peshkut të cilin duhet ta përgatisim që në fillim, i hidhet masës së përzier dhe e lëmë të marrë valë.
- Më pas hedhim patatet dhe i lëmë të ziejnë rreth 10 – 15 minuta.
- Supës i hidhet në fund majdanoz, selino, piper dhe kripë sipas dëshirës.
- Gjatë kohës së servirjes në pjatë i hedhim copëza tul peshku të cilat janë të ziera dhe të pastruara nga halat./kosovarja/