Supë peshku

spot_img

supe peshkuLëngu i peshkut, tepër i përdorshem në kuzhine për përgatitjen e supave, rizotove, salcave etj. Ka një shije me të vertetë të veçante dhe shumë vlera ushqimore. Sekreti kryesor qëndron në freskinë e peshkut, prandaj mundohuni të siguroheni për këtë të fundit nëse dëshironi një supë të shëndetshme për të gjithë familjen tuaj.

Për rreth 2l lëng peshku;
2l ujë
500gr. peshk të cilësise se dytë të pastruar
300gr. mbetje të peshkut si koka, hala etj
2 qepë
1 presh
1 degë selino
1 gote verë të bardhë
1 gjethë dafine
pak trumez
kripe
Vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë peshkun e cilesisë së dytë të plotë, mbetjet e peshkut të grira, qepët e lara, të pastruara dhe të ndara në kater pjesë, preshin e ndarë në 2-3 pjesë, degen e selinose të prerë hollë, trumezen, gjethen e dafinës, veren e bardhë dhe së fundi e rregullojmë me pak kripë. E ziejmë lëngun e peshkut në zjarr të avashem për jo më shumë se gjysmë ore duke hequr herë pas here me ndihmen e një luge shkumen që formon në siperfaqe. Në momentin që lëngu është gati, e kullojme me anë të një pecete të paster apo nape dhe e përdorim për gatimet tona.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles