Supë New England me Vongoleë

spot_img

supe1 lt lëng peshku
500 gr vongole të freskëta
200 ml qumësht i paskremuar
200 ml krem qumështi/pana
150 gr pançetë/ pasterma’
30 gr gjalpë
30 gr miell
2 patate mesatare
1 qepë
1 thelb hudhër
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Kripë
Piper i zi
Kopër

Përgatitja
Kjo supë është njëndër më njohurat ne SHBA por që përgatitet ndryshëm në shtete të ndryshme.

Është sjellë prej emigrantëve franceze që u vendosën në pjesën lindore të SHBA dhe më e famshmja dhe nobiltarja mbetet ajo e gatuar në shtetin e Massachusset-it dhe që ka emrin e mesipërm.

Merrini vongolet dhe lërini në ujë përreth 3 orë. Ndërkohë prisni në copa kubike pançetën ose pastermanë, qepën dhe patatet.

Shpelahini guackat/vongolet. Në një tenxhere hidhni pak vaj ulliri dhe thelbin e hudhrës, dhe mëpas hidhni guackat dhe lerini derisa të hapen.

Largohini guackat nga molusku dhe lëngun e mbetur ruajeni mënjëane.Në të njëjtën kohë ngrohni lëngun e peshkut.

Persëri në tigan hidhni pak vaj dhe kaurdisni pançeten. Kur të jetë bërë krokante hiqeni dhe lëreni në një pjatë. Mëpas kaurdisni qepën dhe shtoni patatet duke i shtuar më vonë lëng peshku. Kur patatet dhe qepa të jenë zbutur ulni zjarrin dhe kriposeni, shtoni vongolet dhe lëngun e tyre të zjerjes.

Shtoni dhe kremin e qumeshtit/pana, qumështin e përzjerë me miell dhe pançetën krokante. Rindizni zjarrin dhe trazoheni ngadalë me ndihmën e një luge druri derisa të fillojë të trashet. Së fundi shtojini kopër të freskët dhe piper të sapobluar. Ka një shije që nuk do ta harroni kurrë!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles