Supë me spinaq dhe patate
Përbërësit
- 300 gr spinaq
- 2 patate mesatare
- 1 qepë
- 4-5 thelbinjë hudhër ose 2 hudhra të reja
- 1 karrote
- kripë
- 500 ml lëng mishi
- magdanoz të freskët
Hapat
- Në një tenxhere skuqim qepën e grimcuar në vaj ulliri për 2-3min.
- Shtojmë hudhrat bashkë me karrotat, vazhdojmë ti skuqim së bashku edhe për 2-3min tjera.
- Shtojmë patatet e ndara në kubëza dhe lëngun nga eshtrat e mishit ku i lëmë të ziejnë në temperature mesatare për 5min.
- Shtojmë spinaqin dhe kripën, i ziejmë edhe 3-4min tjera.
- Në fund i bluajmë, pastaj shtojmë magdanozin e grimcuar.
- Servohet me një lugë kos ose ajkë.