Marim një tenxhere me pak vaj në të, coptojmë qepët dhe shtojmë në të, presim që qepët të zbuten pak dhe shtojmë karrotat dhe patatet të coptuara më parë, pasi perimet të zbuten pak, shtojmë brokolin dhe kërpudhat
Lëm perimet që të fërgohen pak, pastaj shtojmë miellin të cilin e skuqim bashkë me perimet për 2 minuta
Pastaj në tenxhere shtojmë qumështin të cilin e kemi zier më parë, dhe e lëm të ziej për 10 minuta
Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës, sipër për dekor mundë të shtojmë brokoli të zier më parë