Përbërësit

PËR 2 PERSONA

majdanoz

1 hudhër

2 domate të buta

2 porcione oriz

60 gr thjerreza të vogla

1 gjethe dafine

lëng zarzavatesh

Hapat

Grini bashkë një tufë majdanoz me një thelbi hudhër

Zieni 2 domate salce, hiqini lëkurën dhe farat dhe pritini me copa të vogla

Shpëlani mirë 2 porcione oriz integral dhe 60 gr thjerrëza të vogla

Në një tenxhere zieni thjerrëzat për 30 minuta duke i shtuar lëngun e zarzavateve dhe një gjethe dafine

Vini orizin në një tenxhere anti-ngjitëse bashkë me hudhrën e majdanozin e grirë, e domatet e përgatitura

Mbulojeni me lëng zarzavatesh dhe vloni orizin derisa të zihet mirë, pastaj i shtoni thjerrëzat e kulluara pasi t’i keni hequr gjethen e dafinës

Shërbejeni duke i shtuar një lugë vaj çdo pjatë
Burimi: Living