Në 300 ml ujë të valuar i vëmë për zierje dy supë të gatshme.
Në një tenxhere tjetër me vaj të nxehtë skuqim qepën e grirë dhe pas pak e shtojmë hudhrën e grirë.
Përziejmë dhe shtojmë bizelet dhe një lugë bollgur.
Gjatë përzierjes e shtojmë kërin, supën nga tenxherja e parë, dhe një 1/2 lugë sheqer.
Në këtë tenxhere shtojmë edhe lëngun e gjysmë limonit. Mishin e grirë e vëmë në një enë të thellë në të cilën hedhim një lugë miell, krip dhe piper të zi.
Këtë masë e përziejmë mirë me dorë dhe nga kjo krijojmë qofte në formë toptha të vegjël.
Këto qofte i skuqim në gjalpë dhe së bashku me yndyrën e tyre i kthejmë në tenxheren e supës./kosovarja/