Supë me lëng mishi dhe oriz ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )
Përbërësit
1 thelë mish për lëngun (100 gr)
2 lugë gjelle me oriz
1 qepë mesatare
1 karrotë mesatare
Pak gjalp
Pak kripë
Pak majdanoz ose koper (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Përgatisim lëngun e mishit dhe pasi ka zier mishi e presim në fije fije.
2
Pastrojmë dhe lajmë orizin, e vemë të ziejë në zjarr të ngadaltë, pastaj kullohet dhe e hedhim në lëngun e mishit të valuar ku lihet deri sa të marrë masa një trashësi mesatare.
3
Në fund shtojmë erzat, kripën dhe gjalpin. Ju bëftë mirë.