Përbërësit

  • 500 gr hithra
  • 4 vezë
  • 200 gr djath
  • 3 qepe te njoma
  • gjysëm filxhani vaj
  • Piper te zi
  • 1 filxhan kafeje ujë

Hapat

  1. Patrojmë hithrat, i shpëlajmë pastaj i ziejmë për 2 minuta, i kullojmë dhe i shpëlajmë prapë me ujë të ftohtë.
  2. Në një tenxhere nxejmë vajin, dhe i fërgojmë qepët e prera. Pasi qepët të zbuten, shtojmë hithrat të cilët i kemi prerë më parë. Shtojmë 1 filxhan kafeje me ujë (ose dhe më pak).
  3. Në një enë rrahim vezët pastaj ngadal duke e përzier me tel e shtojmë në tenxhere, pastaj shtojmë djathin e prerë në rende, masen e ziejmë derisa shohim që vezët janë gati.
  4. Shtojmë piper të zi sipas shijes.