Qerrojme dhe grijme holle qepet. Presim karrotat me trashesi rreth 3mm. Shtrydhim dhe filtrojme ne nje gote lengun e limonit
Ne nje tenxhere te thelle shkrijme gjalpin dhe veme te kaurdisen qepet me zjarr te ulet. Shtojme karrotat dhe sheqerin, i leme te zverdhen pak dhe me pas shtojme lengun e perimeve, duke i lene akoma te zjejne perreth 30′
Pasi karrotat te kene zier sa duhet, i kalojme ne griresen e perimeve se bashku me ujin e mbetur me qellim qe te perfitojme nje pure, te cilen do ta aromantizojme me piper te zi, moskat dhe majdanoz te grire holle dhe me pas e perzjejme me panen. Shtojme kripe sa duhet, veme ne zjarr te mare vale dhe supa pure eshte gati. Trashesine mund ta rregulloni sipas deshires, duke shtuar uje ose qumesht.