Ingredients
For 4 Person(s)
Supe krem patate karrot xhinxher
- 3 kokrra Patate
- 6 cope Karrota
- 1.5 liter Uje
- 2 cope Koncentrate pule
- 3 luge gjelle Vaj Ulliri
- 2 thelpinj Hurdhra
- 1 pak (nje nga degezimet) Xhinxher
- 100 gr Parmixhano
Supe Krem Karrote, Patate e Xhinxher Directions
-
I lajme me kujdes perimet tona, pra patatet dhe karrotat.
-
Me pas i qerojme sebashku me xhinxherin dhe i presim me cop ate mesatare.
-
Vetem xhinxheri e presim me feta te holla, sepse ndryshe nuk do te na tretet kur te bejme kremin.
Ne nje tenxher te madhe, hedhim vajin dhe 2 thelpinj hurdhra, te cilat i lem deri sa te marrin nje ngjyre te florinjt. -
Me pas heqim hurdhrat dhe shtojme ne tenxhere patatet, karrotat dhe xhinxherin dhe i kaverdisim per 2 minuta.
-
Nderkohe kemi ngrohur ujin dhe e shtojme sebashku me koncentratin e pules, kripen dhe piperin.
I lem te zjeje per 20 minuta deri sa te shikojme qe perimet jane zjere, duhet te zjejne mire ne menyre qe ka kemi me te lehte kur te bejme kremin. -
Pasi kane kaluar 20 minuta e heqim supen nga soba dhe e lem te ftohet pak.
-
Pasi eshte ftohur marrim mikserin dhe fillojme te kthejme ne krem supen tone.
-
Pasi te shikoni qe e gjithe masa e supes eshte nje krem i njetrajteshem atehere filloni dhe ndajeni neper pjata, ku do te shtoni edhe djathin.