Përbërësit:
-150 copa speca të dorës së parë ½ kg kripë
-1 filxhan qaji sheqer
-1 filxhan kafeje me esencë uthulle
-2 konservansë
-1 mbrojtës turshie
-1 kg karrota
-5 kokë hudhra
-10 tubë majdanoz
Specat lahen, largohen bishtat me fara. Secilit spec i hidhet nga gjysëm ½ luge qaji kripë dhe vendosen në kovë të madhe gjer mbi gjysmën e kovës. Ena mbyllet me kapak, rrëzohet dhe rrokulliset disa herë gjatë 24 orëve në mënyrë që specat të ulen mirë me masën e kripës.
Në kova të vogla ose kavanoza, specat radhiten duke hedhur në q’do të dytin majdanoz të grirë.
Pasi të mbushen kavanozat dhe të depërtojë lëngu mbi speca, kryqëzohen me thupra vishnjeje ose hardhie të përvëluara, mbyllen me celofan të dyfishuar dhe vendosen në vend të freskët.
Specat turshi, të përgaditur në këtë mënyrë, mund të përdoren pas pak ditësh.