Përbërësit
2 kg speca çara
500 ml uthull
500 ml ujë
500 gr karrota
4 lugë të supës sheqer
5 lugë të supës kripë
2 Hudhra
1 tufë majdanoz
1 lugë të mesme Piper te zi fara
1 lugë të mesme vinobran
1 lugë të mesme konzervans
Hapat
Së pari specat i pastrojm me ujë një nga një dhe i lëjmë të kullohen dhe teren.
Në tenxhere në zjarr mesatar qesim ujin, uthullën, sheqerin, kripën dhe kur fillon të valoj uji i përvëlojm specat (vetëm sa i fusim në ujë i largojm menjëherë). Specat i qesim në një tepsi dhe i lëjmë të ftohen.
Kur të jenë ftohur fillojm i rendisim në kavanozë.
Një rend speca një rend karota (karotat duhet me qenë të prera rath rath) disa thelpinj hudhër të grimcuar, majdanoz të grimcuar prap një rend speca dhe kështu vazhdojm deri në fund në pjesën e sipërme dmth në fund ja qesim piperin e zi fara dhe pak vinobran dhe pak konzervans.
Kavanozët i lëjmë për disa orë pa i mbyll deri sa ta lëshojn pak lëngun e vet.
Para se ti mbyllim mirë ja qesim ujin e mbetur (uji duhet me qenë i ftohtë).
I mbyllim kavanozët mirë.