• 300 gr sheqer
• 1 dcl ujë
• 125 margarinë
• 200 gr keksa të bluar
• 200 gr kikirik të bluar
Pastaj i shtohet edhe:
• 100 gr çokollatë
• 20 gr margarinë
• 3 lugë vaj
• 200 gr kikirik të copëtuar
Përgatitja:
Përzihet së pari sheqeri me ujë derisa të shkrihet dhe pastaj hidhet margarina. Në këtë masë të nxehtë, hidhen keksat dhe kikirikat e bluar dhe lihet të ftohet.
Pastaj, bëhen toptha dhe kalohen nëpër çokollatë të shkrirë me margarinë dhe vaj, e më tutje nëpër kikirika të copëtuar.
Vendosen nëpër letra të mufins dhe lihen të ftohen.