Si të gatuajmë simite për mengjes

spot_img

Përbërësit;

1 gotë me ujë qumësht të vakët

1 gotë me ujë të vakët

1 paket me maja (E thatë ose e njomë nuk ka rëndësi)

2 lugë gjelle sheqer

1 lugë caji me kripë

1 gotë ujë me vaj ose margarinë të shkrirë

Miell sa të marri

Për t’i lyer siper;

1 e verdhë veze

Susam të zi (ose të bardhë)

Përgatitja;

Në një enë të thellë hedhim një gotë uji me qumësht të vakët. Në këtë enë hedhim vajin ose një gotë me margarinë të shkrirë, pastaj shtojmë ujin e vakët, sheqerin, kripen, dhe majanë dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Lihet 10 minuta sa të vijë masa e përgatitur dhe pastaj shtojmë miellin sa të marri deri sa të na formohet një masë brumi i butë. Brumin e lëmë të vijë rreth një orë. Taven nuk do t’a lyejmë me vaj por do t’i shtrojmë një leter guzhine. Formojmë simitet duke i marrë nga brumi copa të vogla duke i dhënë formen qqë dëshironi. Marrim të verdhen e vezës dhe i lyejmë super dhe më pas i spërkatim me susam të zi. Mbasi i kemi vendosur në tavë i fusim në furrë me temperaturë 170 gradë, ku e kemi ngrohur më parë. Simitet i lëmë deri sa të skuqen siper.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles