Shkenda Dubova, e bukura e dheut, është në top-listën e këngëtareve më të pëlqyera e atraktive në vend.
Ajo, shkëlqen në çdo paraqitje, në çdo gjë që bënë, qoftë në fushën e muzikës, apo në atë të biznesit, ku suksesin e ka të madh.
Revista “Kosovarja” në këtë edicion që do të plasohet online, ka zgjedhur ta ketë për imazh pikërisht këngëtaren e pashme. Arsyet se pse nuk numërohen me gishta, ngase janë shumë më shumë.
Shkenda, e cilësuar si “femër e artë” për shkak të paraqitjes sensuale, profesionalizmit e korrektësisë në punë dhe ngritjes së një zinxhiri qendrash dobësimi në shumë qytete të Kosovës, është bindshëm një nga zonjushat me ndikim në vend.
Siç kuptojmë, Shkenda Dubova këto kohë është në bjeshkët e Rugovës, ku nga ballkoni po soditë pamjen mbresëlënëse të bjeshkëve krenare. “Këtë kohë po e konsideroj si pushim, të cilin nuk mund ta merrja kurrë prej punëve. Po pushoj, po lexoj dhe po eci në mal”, thotë Shkenda, e duke qeshur shton: “Edhe po gatuaj çdo ditë se magjen ma kanë lënë mua”. Këngëtarja ka thënë se në shtëpinë ku po rri nuk ka as internet. “Po dal herë në atë kodër e herë në këtë kodër për pak valë, sa për të lexuar ndonjë lajm dhe për të parë çka ka”.
Pa telefon, pa internet, pa Instagram, Shkenda po jeton periudhë më të qetë e më idilike të jetës së saj.
Gjithsesi, imazhi i “Kosovares” për këtë numër në kohë pandemie, ka treguar se mezi po pret ti kthehet punës. Shkenda Dubova për fund shton se forcën në këtë kohë e gjen tek shëndeti i mirë dhe familja, kurse motivimin tek vetja. /N.Neziri/