Ingredients
For 6 Person(s)
Shishqebap
- 500 gr mish derri
- 2 speca te kuq
- 2 kunguj
- 2 salcice derri te fresketa
- dega rozmarine
- pak kripe
- pak piper
- pak vaj ulliri
- pak rigon
- 1 gjethe dafine
Shishqebap me mish derri dhe perime Directions
-
Si fillim presim mishin e derrit në copa të vogla kubike. I vendosim në enë qelqi dhe i hedhim pak vaj ulliri, pak piper dhe gjethen e dafinës. I përziejmë mirë në mënyrë që gjithë mishi të marrë vajin dhe mbulojmë me qese. E lemë të marinohet përreth 1 orë.
-
Marrim perimet dhe i lajmë. Presim kungujt në feta pak të trasha, presim gjithashtu edhe speckat në copa. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me salsiçen.
-
Fillojmë e përgatisim shishqebapin. Shkojmë në fillim mishin në shufrat e drurit ose ato metalike. pastaj vazhdojmë me një degëz rozmarine, një copë kungulli, një copë salsiçe, një copë spec e kështu me radhë duke i alternuar të gjithë përbërësit.
-
Pasi i kemi përfunduar të gjithë përbërësit, i hedhim shishqebapit sipër pak kripë e pak rigon. Vendosim shishqebapin të piqet në skarë të nxehtë ose në prush.E servirim të nxehtë shishqebapin të shoqëruar me sallata të ndryshme të stinës.
-
Ju bëftë mirë!