Shëndetlie ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )
Përbërësit
4 vezë + 1 të verdhë për lyerje nga sipër
500 gr miell
200 gr gjalpë
100 gr sheqer
1 filxhan çaji me mjaltë
1 filxhan çaji me arra
1 lugë kafeje me sodë buke
Pluhur arrash për sipër ëmbëlsirës
Shërbeti:
1 gotë ujë
2 gota sheqer
2 lugë me lëng limoni
Disa kokra karafili për aromë
Përgatitja
1
Hedhim miellin dhe hapim një gropë në mes të tij ku hedhim vezët, shtojmë gjalpin, sheqerin, mjaltin, i përziejmë.
2
Pas disa minutash punë me brumin shtojmë edhe sodën e bukës. I përziejmë mirë. Shtojmë arrat, e përziejmë masën mirë e mirë.
3
Marim tepsinë për pjekjes dhe e lyejmë me pak gjalp dhe pak miell.Hapim brumin. E pjekim për rrath 40 minuta në 140 gradë, e lemë deri sa pjesa sipër të marrë ngjyrë kafe të errët. E lemë të ftohet për rreth 20 minuta dhe e presim në copa. I hedhim sipër pluhurin e arrave.
4
Përgatisim shërbetin duke zier përbërësit. Shërbeti hidhet i nxehtë ndërkohë që shëndetlija duhet e ftohtë. Para se të shërbehet lihet të paktën për 8 orë që të ëmbëlsohet mirë.