Perbersit:
*50-60 gjethe hardhie
* 1 gotë vaj
* 1 gotë qepë të grira imët
* 1 qepë e prerë imët
* gjysmë gote oriz
* 1 ose 2 limona
* kripë, piper
Gatimi:
Gjethet e hardhisë vlojnë në ujë të valë, pastaj kullohen dhe lihen të ftohen.
Përzihet i gjithë materiali (përveç lëngut të limonit), dhe me të mbështillen sarmatë në formë të gjatë.
Në fund të tenxheres shtrohen disa gjethe dhe mbi to radhiten sarmatë, njëra pranë tjetrës.
Mbi sarma vendoset një pjatë e rëndë, e kthyer nga ana e mbrapsht. Në këtë mënyrë sarmatë nuk do të hapen derisa të zihen. Pastaj, mbi sarma qitet lëngu i limonit dhe uji deri në sipërfaqe të tyre.
Zihen ngadalë derisa ta thithin ujin.
Sarmatë janë të ziera kur orizi të jetë zier mirë. Lihen pak për t’u ftohur dhe radhiten në një pjatë ovale, njëra pas tjetrës, me rrathë limoni anash.