* 1/2 kg patate
* 2 speca të kuq
* 2 speca të gjelbër
* 2 qepë të vogla (të kuqe)
* 4-5 domate
* 150gr djathë feta
* kripë, piper i zi, vaj ulliri, uthull.
Gatimi
Patatet duhet të zihen me lëvore dhe më pastrojini.
Qepët, specat e kuq dhe të gjelbër i preni në formë shiriti, i kriposni pak dhe i vendosni në furrë për 20 minuta në temperaturë prej 180°C.
Domatet i thërrmoni, patatet, specat dhe qepët i përzieni dhe në fund i shtoni vaj ulliri, uthull, krip dhe piper të zi.
Dhe krejt në fund, sipër shtojmë djathë feta dhe i përziejmë së bashku.
Kësisoj, sallata për 20 minuta do të jetë e gatshme mbi tryezën tuaj.
Burimi: Telegrafi.com