Sallatë me panxhar dhe karota të grira

spot_img

Përbërësit:

2 lugë të mëdha lëng portokalli
2 lugë të vogla lëng limoni
2 lugë të vogla vaj ulliri ekstra të virgjër
1/2 lugë të vogël xhenxhefil të freskët të grirë
1/4 lugë të vogël kripë deti
1 kupë karota të grira në fije
1 kupë panxhar të gjallë të grirë në fije
2 lugë të mëdha nenexhik të freskët
Përgatitja:

Përzieni në një tas lëngun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhenxhefilin deri sa të bëhen salcë e lidhur.
Ndajeni salcën në dy pjesë dhe me secilën marinoni veç e veç karotat dhe panxharin.
Më pas i vendosni bashkë në një pjatë të thellë sallate, në mënyrë që të dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karotave, dhe në fund i hidhni përsipër nenexhikun.
Sipas dëshirës mund t’i shtoni shegë ose rrush të thatë.
Koha e gatimit: 10minuta.
Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles