Salce kima

spot_img

Ingredients

For 6 Person(s)

Salce kima

  • 250 gr mish vici i grire
  • 250 gr mish derri i grire
  • 2 qepe
  • 2 karrota
  • 2 dege selinoje
  • 300 gr salce domate
  • 1 gote vere e kuqe
  • pak piper
  • pak kripe
  • 3 gjethe dafine
  • 3 luge vaj ulliri

Salce kima Directions

  1. Fillojmë të qërojmë e pastrojmë qepët dhe karrotat. Pastrojmë e lajmë selinonë. Me një grirës elektrik ose me thikë grijmë hollë qepën, karrotat dhe selinonë. 
  2. Në një tenxhere të thellë hedhim vaj ulliri dhe shtojmë në të perimet e grira. I lëmë të zbuten e të kavërdisen mirë. Më pas shtojmë edhe mishin e grirë ( të dy llojet e mishit). E trazojmë vazhdimisht dhe e lemë me zjarr të fortë derisa mishi të jetë skuqur mirë. Pastaj e shuajmë më verën e kuqe. E lemë derisa alkooli të jetë avulluar.
  3. Pastaj shtojmë salcën e domates. Shtojmë edhe gjethet e dafinës. Pasi disa minutash që ka filluar zierjen mund të shtojmë edhe një gotë ojë ose brodo (kliko këtu për recetën).
  4. Ulim zjarrin, mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë përreth 2 orë duke e trazuar herë pas here.
  5. Pak para se ta heqim nga zjarri i hedhim kripë e piper, e trazojmë mirë. Raguja është gati. Mund ta shërbejmë me makarona sipas dëshirës.
  6. Ju befte mire !
  7.  

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles