Salcë e fresket me domate dhe borzilok
Përbërësit
- 1.2 kg domate te rrumbullakta
- 3 lugë vaj ulliri
- 8 gjethe borzilok
- kripë
Hapat
- Ne momentin e blerjes se domateve qe do te perdorim per te pregatitur salcen, duhet te kemi kujdes te eleminojme ato qe jane te shtypura apo me njolla ne siperfaqe; domatet duhet te jene teper te pastra, te forta dhe mjaft te pjekura.
- Lajme mire domatet, i thajme dhe i ndajme pergjysem. Heqim pjesen e kocanit dhe e shtrydhim te gjithe lengun ne nje ene duke eleminuar plotesisht edhe farat (kjo pjese nuk na nevojitet per pregatitjen e salces tone).
- Tulin e domateve te mbetura e vendosim ne nje tenxhere inoksi ne zjarr te avashem mbuluar me kapak. I leme domatet te gatuhen duke i perziere here pas here derisa te zbuten plotesisht.
- Ne kete moment, i kalojme ne nje site me vrima jo shume te vogla dhe lengun e perftuar e vendosim te trashet ne zjarr te forte. I shtojme salces kripe dhe vaj ulliri derisa te arrije trashesine e deshiruar, e heqim nga zjarri dhe shtojme gjethet e borzilokut te pandara apo te prera ne copa te medha.
- Keshille: Nese domatet nuk jane shume te shijshme, mund ti shtojme salces qepe dhe hudhra te grira e te kaverdisura per pak minuta ne vaj ulliri.