Përbërësit

  • 300 gr mish te kuq
  • 200 gr spinaq
  • 2 vezë
  • 150 gr djath (kaqkavall)
  • ½ qepë
  • 50 gr margarinë
  • kripë
  • piper
  • origano

Hapat

  1. Mishi i kuq duhet të jetë në formë të fileve dhe shumë i hollë për nga trashësia.
  2. Rrihet me çekan të kuzhinës mish i kuq dhe kriposet pak me kripë dhe piper.
  3. Spinaqi pastrohet me ujë dhe grimcohet shumë imët.
  4. ½ e qepës coptohet dhe vendoset në një enë me 50 gr margarinë.
  5. Fërgohet qepa mirë dhe në të vendoset spinaqi i grimcuar, në këtë masë shtojmë edhe një gotë të vogël me ujë dhe 2 vezë në mënyrë që të zbutet spinaqi dhe të krijohet një masë e njëtrajtshme.
  6. Pasi që të kavërdiset spinaqi në mishin e petëzuar hedhim mbi të masën nga spinaqi në formë të shtrirë.
  7. Mbi të hedhim djathin e prerë nëpër të gjithë pjësen e mishit dhe spinaqit… Veprojmë kështu derisa ta përfundojmë të gjithë masën.
  8. Mishi bashkë me spinaqin rrotullohet në fomë të rolesë dhe vendoset në një enë të rrafshët me 1 gotë ujë dhe e gjithe kjo vendoset në furrë.
  9. Nëse mishi nuk qëndron në formë të rolesë lidheni me penjë të kuzhinës.
  10. Në furrë ushqimi qëndron për 30 -40 min në tem 200 gradë.
  11. Asesi mos e shtoni temperaturën pasi që mund ta thani mishin sepse është i hollë.
  12. Kur nxirret nga furra prejeni në pjesë të holla dhe servireni në pjatë./botasot/