Rosto e stufuar në tenxhere

spot_img

Rosto përgatitet në tenxhere, kur mishi është shumë i madh dhe nuk piqet kollaj. Në këtë rast rosto quhet brezë. Kjo gjellë mund të gatuhet në tenxhere të zakonshme, si dhe në tenxhere me presion. Në tenxhere me presion duhet të kihet parasysh që koha e zierjes shkur-tohet pothuajse 3 herë.

Mishi, kofshë ose shpatull lope, kau ose dashi, pastrohet nga cipa e sipërme dhe shpohet në disa vende ku i futet kripë, piper, thelpinj hudhre dhe skuqet nga të gjitha anët; pastaj shtohet piperi, karotat dhe rrënjë selinoje.

Kur të jetë skuqur, shuhen me verë, pastaj i hidhet piper kokërr, dafinë, ujë sa të mbulohet deri në gjysmë dhe pasi i vihet kapaku lihen në zjarr të ngadalshëm. Gjatë zierjes, herë pas here, mishi kthehet nga njëra anë në tjetrën dhe, sipas nevojës, i shtohet nga pak ujë, duke pasur parasysh që nën yndyrë të ketë 1-2 cm shtresë uji.

Kur mishi bëhet gati, hiqet nga lëngu, pritet në feta në drejtim të kundërt të fijeve, ndërsa lëngu kullohet duke shtypur me lugë druri zarzavatet.

Rosto e prerë në feta vendoset në mesin e pjatës; nga të dyja anët vihet garniturë, p.sh. pure patatesh, patate të fërguara ose garniturë tjetër perimesh të tjera në kombinuara me bizele, karota, patate, etj., të ziera e të kaluara në tigan me gjalpë.

Rostoja si dhe garnitura spërkaten në fund me lëngun e vet.

Për 1 kg mish tul duhen: qepë 2 kokrra, karota 2 copë, yndyrë 4-5 lugë gjelle, hudhra 1 kokërr mesatare, kripë, piper, 2 fletë dafine, verë gjysmë gote uji. Garniturë sipas dëshirës.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles