Home RECETAT E GJYSHES Rolladë me mjedra

Rolladë me mjedra

0

Përbërësit

500 gr kore për pite ose baklava

3 vezë

200 gr sheqer

400 ml jogurt

150 gr bollgur

200 ml vaj vegjetal

2 sheqer vanilje

1 pluhur pjekje

500 gr mjedra

Hapat

Së pari në një enë të madhe i vendosim përbërësit e lëngshëm, vezët, jogurtin dhe vajin vegjetal

I përziejmë mirë dhe shtojmë sheqerin, vaniljën dhe në fund bollgurin bashkë me pluhurin për pjekje

Marrim një petë dhe e lyejmë me këtë masë, e vendosim petën tjetër përmbi dhe prap e lyejmë

Në po këtë mënyrë  vazhdojmë edhe me dy petët e e tjera, mbi petën e katërt mbulojmë tërë sipërfaqën me mjedra dhe e mbështjellim në formë të rolladës

Në të njejtën mënyrë veprojmë edhe me petët e tjera të mbetura duke i fituar tri rollada

I vendosim në tepsi dhe i pjekim në temperaturë 160 gradë celsius për rreth 50 minuta

Pas pjekjës mbulohet me sheqer pluhur

Ju bëftë mirë

Exit mobile version