Përbërësit
500 gr kore për pite ose baklava
3 vezë
200 gr sheqer
400 ml jogurt
150 gr bollgur
200 ml vaj vegjetal
2 sheqer vanilje
1 pluhur pjekje
500 gr mjedra
Hapat
Së pari në një enë të madhe i vendosim përbërësit e lëngshëm, vezët, jogurtin dhe vajin vegjetal
I përziejmë mirë dhe shtojmë sheqerin, vaniljën dhe në fund bollgurin bashkë me pluhurin për pjekje
Marrim një petë dhe e lyejmë me këtë masë, e vendosim petën tjetër përmbi dhe prap e lyejmë
Në po këtë mënyrë vazhdojmë edhe me dy petët e e tjera, mbi petën e katërt mbulojmë tërë sipërfaqën me mjedra dhe e mbështjellim në formë të rolladës
Në të njejtën mënyrë veprojmë edhe me petët e tjera të mbetura duke i fituar tri rollada
I vendosim në tepsi dhe i pjekim në temperaturë 160 gradë celsius për rreth 50 minuta
Pas pjekjës mbulohet me sheqer pluhur
Ju bëftë mirë