Role pule (dietike)

spot_img

Role pule (dietike)Për 4 persona nevojiten:

4 fileto gjoksi pule
½ kg spinaq i freskët
4 lugë gjelle gjizë
1 domate e grirë në rende
1 spec i gjelbër
½ lugë gjelle kopër e prerë hollë
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle salcë me pesto të gatshme
pak kripë e piper

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë të gjitha lëndët e nevojshme për mbushjen, d.m.th djathin, specin, domaten, 15 gjethe spinaq, vajin, kripën e piperin. Rrahim pak filetot që të hollohen e të piqen në mënyrë homogjene. I mbushim me masën e përgatitur dhe i palosim me kujdes në formë roleje, duke mbyllur anët me 2-3 kruajtëse dhëmbësh. I vendosim në një tepsi dhe i spërkatim me pak vaj. I pjekim për rreth 1 orë në zjarr mesatar. Pasi të jenë gati, i servirim me salcën me pesto dhe 1-2 lugë oriz ose 1 fetë buke dhe gjethet e mbetura të spinaqit të bëra sallatë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles