Rolè proshute të shijshme
Përbërësit
- 8 feta proshute te pjekur
- 200 gr djath kremoz
- 15 ullinj jeshil
- 1/2 domate
- 2 luge qumësht
- disa gjethe borzilok te fresket
- kripë
- piper
Hapat
- I heqim berthamen ullinjeve dhe i presim ne copeza te vogla; presim ne kubik te vegjel domatet dhe grijme holle borzilokun.
- Ne nje ene punojme djathin kremoz me qumeshtin, shtojme pak kripe dhe piper derisa te perftojme nje krem i cili hapet shpejt mbi fetat e proshutes. Shtojme ullinjte, domatet, borzilokun dhe i perziejme te gjitha bashke.
- Me kete mase lyejme fetat e proshutes te cilat i rrotullojme derisa te formohen rolète qe i fiksojme me kunja dhembesh (si ne figure).
- E servirim kete antipaste ne nje pjate te madhe te zbukuruar me gjethe sallate te fresket.