Përbërësit:
–300 g mish i grirë,
–1 qepë,
–1 vezë,
-disa feta proshutë,
-djathë kaçkavall,
-kripë, piper, rigon.
Përgatitja:
Përgatisim mishin e grirë duke e bashkuar me qepën e grirë në rende, kripë, piper, rigon dhe vezën. E hapim në një letër alumini dhe sipër shtojmë një fetë proshutë, djathë kaçkavall dhe e mbështjellim rolo.
Rolonë e mbështjellim me letër alumini dhe e pjekim në 180 gradë për 30 minuta.
Më pas e heqim letrën e alumin dhe e pjekim edhe 5 minuta.