Perberesit:
- 4 copa mish vici(shniceli)
- 3 qepe
- 5 domate,
- 1 patellxhan
- 100 gr djath mocarela
- 3 dege sherebel ose majdanoz
- 50 gr proshute
Pergatitja:
Qeroni qepet ne feta. Domatet dhe patellxhanin pritini ne copa.Mocarelen priteni ne feta.Lani gjethet e sherebeles e copat e misiht. Thajini ne leter thithese. Mbi cdo cope mishi vendosni nga nje cope proshute, nje fete mocarela dhe 2 gjethe sherebele. Mbeshtillini role dhe i fiksoni me kunje druri. Ne tigan nxehni vajin dhe i skuqni per gati 2 minuta rolete e mishit duke i rrotulluar nga te gjitha anet. Hiqini dhe lereni menjane.
Ne vajin e mbetur skuqni per 5 minuta te tjera qepet dhe patellxhanin. Shtoni domatet dhe lengun e tyre, shtoni kripe dhe piper dhe kur marrin vale vendosni rolete e mishit. Mbulojini me kapak dhe lerini keshtu per 10 minuta. Makaronat pete ziejini per 8-10 minuta ne ujin me kripe qe valon. Me pas kullojini dhe sherbejini me rolete e mishit dhe salcen e tyre.