Role gjeli me portokall

spot_img

5d9f4e14-bb70-4034-848a-927928931e6f---0-Përbërësit

– 800 gr fileto gjeli
– 150 gr djathë kaçkavall
– 150 gr pancete ne feta
– 1 degëz rozmarine
– 2 luge vaj ulliri
– 1/2 gote vere te bardhe
– 1 gjethe dafine
– 2 qepe te vogla
– kripe, piper

Për salcën

– 300 gr majonezë
– 1 portokall

Përgatitja

Grini gjethet e rozmarinës dhe përziejini me një luge kripe, dhe rrihni lehte filetat e gjelit dhe rregullojeni me kripe dhe piper. Prisni ne feta kaçkavallin dhe shpërndajeni ne filetat e gjelit me pas mbulojini me një shtrese pancete, duke lënë te lire pak hapësirë ne anët e mishit. Prisni holle qepet dhe shpërndajini ne pancete bashke me gjethen e dafinës. Mbështillni filetat e gjelit dhe lidhini me spango kuzhine. Skuqni mishin për rreth 7-8 minuta me vaj ulliri duke i kthyer ne te gjitha anët. lagini me vere dhe 3 luge ujë dhe vazhdoni skuqjen për 50 minuta. lani portokallin dhe grini gjysmën e lëkurës. Shtrydhni portokallin dhe bashkoni lëngun me lëkurën e grire dhe majonezën. Shërbejeni mishin me salcën e përgatitur.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles