Përbërësit:
2 banane, 1 puding, 1 Çokollatë të zezë arra, 6 vezë, 8 lugë sheqer, ujë, 6 lugë miell kokosi, ½ qeses pluhur për pjekje, qumësht, margarinë.
Përgatitja:
Për petë: vezët të rrihen mirë, më pas gradualisht shtoni sheqerin. Shtoni miell, ujin, miellin e kokosit, pluhurin për pjekje, të gjitha i përzieni mirë. Shtoni masën në tepsi dhe për 20 minuta e piqni në 180 gradë. Më pas petës i jepni formës e rolatës. E lini të ftohet derisa të krijoni mbushjen.
Mbushja:
Zieni 2 pudingë në qumësht, shtoni margarinën dhe përzieni. Në masë shtoni pak miell kokosi dhe i përzieni. Bananet i spërkatni me lëng limoni dhe i radhisni. Rolatën e lyeni me krem puding dhe shtoni arrat. Ju bëftë mirë!