Home RECETAT E GJYSHES Rizoto me pulë dhe borzilok -recetë e shijshme për drekë

Rizoto me pulë dhe borzilok -recetë e shijshme për drekë

0

Receta e pulës me borzilok, përveçse përgatitet shpejt është edhe tejet e shijshme.

Nëse dëshironi që drekën e sotme ta shijojnë të gjithë anëtarët e familjes, atëherë preferohet që ta përgatisni këtë recetë.

Përbërësit: 250 gr oriz për rizoto, 1 file pule, borzilok, domate të thara vaj ulliri, kripë, piper, gjalpë, djathë parmigiano, lëng pule ose perimesh, 4 thelpinj hudhra, qepë e vogël dhe 1/2gotë verë e bardhë.

Përgatitja: Skuqni në tigan qepën me hudhrat, më pas orizin, e shuani me verën e bardhë. Filloni dhe i hidhni nga një garuzhde lëng perimesh ose mishi sa herë e thith lëngun dhe pas 10 minutash vendosni mishin e pulës, të cilin e keni skuqur më parë. Në vazhdim shtoni domaten dhe në fund kripë, piper, borzilok, parmigiano.

Exit mobile version