Ingredients
For 4 Person(s)
Rizoto me molle dhe proshute te tymosur
- 320 gr Oriz Carnaroli
- 2 kokrra Molle
- 120 gr Proshut i tymosur
- 1 kokerr Qepe
- 1 liter Leng Mishi
- 150 ml Vere e bardhe
- 40 gr Gjalpe
- 40 gr Parmixhano
- 1 aq sa duhet Kripe dhe piper
Rizoto me Molle dhe Proshute i tymosur Directions
-
Per te pergatitru rizoton me molle dhe proshut, presim proshutin e tymosur ne kubike.
-
Te njejten gje bejme edhe me mollen, te cilen e lajme, qerojme dhe e presim ne kubike.
-
Ne fund presim qepen.
-
Ne nje tenxhere te madhe hedhim gjalpin dhe skuqim qepen, ne nje zjarre te avashet, deri sa te zbutet.
-
Me pas shtojme orizin dhe e kaverdisim deri sa te behen te gjitha kokrrat e bardha.
-
Me pas e shuajme me 1/2 filxhan vere te bardhe (100 ml) dhe e lem deri sa te avulloje.
-
Pasi ka avulluar vera, shtojme proshutin e tymosur.
-
E gatuajme orizin duke shtuaj lengun e mishit, me pjese pjese, pasi e shohim qe e ka thithur.
-
Nderkohe i vendosim kubiket e molles ne nje tjeter tenxhere, shtojme pjesen e mbetur te veres se bardhe dhe lengun e mishit, i lem te gatuhen per disa minuta.
-
Ne gjysmen e kohes se gatimit te orizit, shtojme mollet tek orizi, sebashku me lengun qe mund te kene leshuar mollet.
-
E mbarojme gatimin e orizit, shtojme nje garuzhde leng mishi nese eshte e nevojshme.
-
Pasi orizi eshte gatuar, e heqim nga zjarri, e rregullojme me kripe dhe piper te zi.
-
Ne fund shtojme djathin parmixhano dhe e servirim te ngrohte.
-
Mund te shtojme disa feta molle te gjalla, ne varesi te shijes dhe dekorit te pjates.